Tuesday, August 5, 2025

“Shkelje ligjore në vlerësim”, Dyshohet së Komuna e Klinës ‘favorizoj’ kompaninë “Benita Company …” në tenderin gjysëm milionësh

Komuna e Klinës e udhëhequr nga Zenun Elezaj, dje ( 4 gusht) e ka pezulluar tenderin e ndertimit të Urës automobilistike nga betoni në fshatin Dugajevë. Arsyeja e pëzullimit është për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), shkruan portali rajoni.org.

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, janë ngritur dyshime për tenderin 495,000€ pasiqë pretendohet së në mënyrë të kundërligjshme ka rekomanduar për kontratë grupin e operatoreve ekonomik “Benita Company dhe Ledioni Group”.

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, grupi i operatoreve ekonomik “General Holding, Mirusha Company, Sinani Ing”, ka paraqitur pretendimet mbi favorizimin që i është bërë grupit të operatoreve ekonomik “Benita Company dhe Ledioni Group” dhe së në këtë procedurë prokurimi ata thonë nuk është vepruar në përputhje me procedurat dhe standardet ligjore që sigurojnë një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent, përcjell rajoni.org.

Në ankesë thuhet se Komuna e Klinës nuk ka bërë një vlerësim të drejtë, duke injoruar shkelje thelbësore të dokumentacionit të grupit fitues. Sipas tyre, vlerësimi ka qenë joprofesional dhe i njëanshëm, duke vendosur padrejtësisht në disavantazh grupin e tyre.

Sipas ankesës, në Formularin Standard për krijimin e grupit fitues ishte nominuar si lider “Ledioni Group” nga Semetishti i Suharekës, por në procesverbalin e vlerësimit figuron si lider “Benita Company” nga Klina.

“Ky ndryshim është në kundërshtim me dokumentacionin zyrtar dhe mund të krijojë pasoja juridike në fazën e nënshkrimit të kontratës, pasi sistemi e njeh si lider vetëm kompaninë e deklaruar paraprakisht”, thuhet në ankesë.

Grupi ankues thekson se autoriteti kontraktues nuk ka respektuar nenin 59 dhe 69 të LPP-së lidhur me aftësinë teknike dhe profesionale, pasi grupi fitues nuk i ka përmbushur kërkesat për standardet ndërkombëtare ISO.

Në dosjen e tenderit ishin të kërkuara këto çertifikata: ISO 9001:2015 – Sistemi i menaxhimit të cilësisë. ISO 14001:2015 – Sistemi i menaxhimit të mjedisit. ISO 39001:2012 – Siguria në trafikun rrugor. ISO 45001:2018 – Shëndeti dhe siguria në punë. Sipas ankesës, këto dokumente janë prezantuar vetëm nga “Benita Company”, ndërsa “Ledioni Group” nuk ka dorëzuar asnjë prej tyre – gjë që përbën, sipas tyre, shkelje të nenit 71 të LPP-së dhe pikës 26.6 të Rregullores PP 02-2024, e cila kërkon që secili anëtar i një grupi operatorësh të dëshmojë përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer