Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku Rahime Geci e moshës 15’vjeçarë nga Llausha e Skenderajt ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një objekti.
Shkolla “Anton Çetta” ku ajo vijonte mësimet kanë shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët, shokët e shoqet dhe mësuesen e tij.
“Njoftim. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dje, në moshën 15-vjeçare, ka ndërruar jetë tragjikisht nxënësja e shkollës sonë, Rahime (Mentor) Geci. Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më datë 28.04.2025, në ora 15:00, në varrezat e lagjes Geci, në Llaushë të Skenderajt. Në emër të shkollës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Geci”, thuhet në postimin e shkollës.
Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes komunikatës 24’orësh.
“Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.