Wednesday, August 27, 2025

Shkrimi anti-UÇK i Dimal Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin menjëherë të tij

Ramiz Lladrvoci, Kryetar i Drenasit, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës pas zbulimit të artikullit të tij famëkeq ku kriminalizoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në terma të narracionit të Serbisë dhe Rusisë, si organizatë krimianale “e financuar me para të trafikantëve të drogës”.

Postimi i Lladrovcit:

Dy dokumente që dekonspirojnë Dimal Bashën, të inicohet shkarkimi i tij!

Misioni atdhetar e human i themelimit të UÇK-së, pastërtia e organizimit, financimit dhe luftës së UÇK-së, nuk ka mundur as mund ta nxijnë as Serbia, as Rusia as Dimalat. Këto dy dokumente, mjaftojnë për të iniciuar shkarkimin e Kryekuvendarit.

Kosova jonë kishte dhe ka “kontribuues” si Dimal Basha, por si këto dy faqe që dëshmojnë thellësinë e gënjeshtrës, seriozitetin e mashtrimit dhe antikombtarizmit, nuk mund të gjenden nga autorë shqiptarë.

Pres që deputetet dhe deputetët atdhetarë të merren urgjent me inicimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryekuvendarit, për hir të qytetarëve, lirisë, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Kosova as UÇK-ja nuk e meriton këtë turp. Dimal, ik!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer