E enjte, 3 Tetor, 2024

Shkruhet historia, Stephanie Frappart arbitrja e parë femër që gjykon në përballje në “Wembley

Tashmë gjithçka është vendosur, 39-vjeçarja franceze, Stephanie Frappart do të jetë gjyqtarja kryesore në sfidën miqësore mes Anglisë e Australisë, duke u kthyer kështu në aribtren e parë femër që do të vendosë rregull në mitikun “Wembley”.

Frappart do të zbresë në “ishull” së bashku me stafin e saj, ku gjyqtarët asistentë do të jenë Mikael Berchebru dhe Aurelien Drouet, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Hakim Ben El Hadj. Ndërkohë, në VAR kryesor do të jetë Mathieu Vernice dhe asistentin VAR Nicolas Rainville që kompletojnë grupin e zyrtarëve tërësisht francezë.

Ndërkaq, kujtojmë se Frappart u kthye në arbitren e parë femër që gjykon një ndeshje të Kupës së Botës, siç ishte përballja në Katar, mes Gjermanisë e Kosta Rikës, si dhe ka drejtuar përballje në Ligue 1 e Ligue 2 në Francë, UEFA Champions League dhe Superkupën e Evropës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer