Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar dy vetura të cilat ishte duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara në zonat 80- 134 km/h dhe 80- 137 km/h.
Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit.