Wednesday, April 23, 2025

Shoferët që nuk ndalen te hekurudha do gjobiten – Policia merr masa pas aksidenteve në Klinë

Gjatë një periudhe të shkurt kohore kanë ndodhur dy aksidente të rënda me tren në fshatin Stupë.

Lidhur me këtë sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka ndërmarr masa ndaj shoferëve.

‘’Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor Klinё, sot me datën 23.04.2025 duke filluar nga orës 08:30, ka marr veprime tё mbikqyrjës së vijёs Hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së  pergjegjesisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalohen nё vend kalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur shenja STOP. Ky planifikim ka rrjedhojë si pasojë e dy aksidenteve me tren javen e kaluar nё kёtё zonë’’, thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person and road

Sipas njoftimit nga sot ky operacion do jetë nё vazhdimësi dhe kundёrvajtёsit të cilët nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit tё vendosuar nё vendkalime hekurudhore do gjobiten pa ndonje kompromis.

May be an image of car and road

‘’Nga mengjesi deri me tani janë shqiptuar me dhjetra gjoba me të vetmin qёllim që vozitësit te vetёdijёsohen sidomos qё kёto mosrespektime po kushtojnë me jetёn e qytetarit . Apelojmë tek tё gjithë qytetarёt pёrkatësisht vozitësit e automjeteve te kenë kujdes nё drejtimin e mjeteve me theks te veqantë nё pjesët ku kalon rruga mbi binar’’, thuhet më tutje në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer