E mërkurë, 23 Tetor, 2024

“Shoku dhe miku i Komandantit Legjendar Adem Jashari”, Bekim Jashari nderon heroin Shaban Shala

Në përvjetorin e 12-të të kalimit në amshim të heroit Shaban Shala, Bekim Hamëz Jashari, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule, pranë varrit të tij në Memorialin e Dëshmorëve në Prishtinë, shkruan portali rajoni.org.

“Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të kombit, ish luftëtarit të Lirisë, shokut dhe mikut të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Shaban Shala, bëmë nderime e homazhe pranë varrit të tij në Prishtinë”, Jashari.

Postimi i plotë:

Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të kombit, ish luftëtarit të Lirisë, shokut dhe mikut të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Shaban Shala, bëmë nderime e homazhe pranë varrit të tij në Prishtinë.

Kur kujtojmë heroin Shaban Shala ne kujtojmë e nderojmë edhe vëllain hero, Bedri Shala dhe familjen e tij e cila pas sulmit të parë të forcave serbe mbi familjen Jashari me 30 dhjetor 1991 hapi dyert për Komandantin Legjendar dhe bashkë me ta luftuan pa u ndalur në çlirim të vendit.

Lavdi të përjetshme heronjve Shaban dhe Bedri Shala, mirënjohje për familjen e dëshmuar atdhetare Shala nga Negroci i Drenasit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer