Sunday, April 5, 2026

Shpërthim në Aqarevë të Skenderajt, 13-vjeçari pëson djegie në fytyrë nga bombola e gazit

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole gazi, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 15:00, në fshatin Aqarevë, ku siç mëson Sinjali, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë.

Sipas informacioneve, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer një bombolë gazi e zbrazët, e cila ka shkaktuar djegie në fytyrën e të miturit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika dhe njësitë reaguese, të cilat gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se nga zjarri kanë shpërthyer edhe dy sprej (boca) që ishin hedhur në mbeturina.

I dyshuari, S. Veseli, është shoqëruar në stacion policor në Skenderaj për intervistim.

I mituri ka marrë trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer