Monday, April 28, 2025

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut, lëndohen tre persona

Rajoni.org mëson së sot rreth orës 16:55, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë.

Poashtu rajoni.org mëson së si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë gazi.

Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës për portalin Rajoni.org.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë  Tepelena”
tre  persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.
Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë të dhënë për rajonin

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer