E premte, 15 Nëntor, 2024

Shpërthim pranë pompes së derivateve “LabiOil” në Zveçan, fati i shpeton pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate pranë një pompe benzine në Zveçan. Sipas informacioneve, bomba ishte hedhur mbi kulmin e pompës së derivateve LabOil, e cila është në pronësi të një shqiptari.

Në momentin e shpërthimit, dy policë që ndodheshin në afërsi për të siguruar zonën nuk kanë pësuar lëndime.

Lajmin për shpërthim e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Elshani shtoi se akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. “Rreth mesnatës, pranë pompës së benzinës që ndodhet në qendër të Zveçanit, ndodhi një shpërthim. Nuk ka të lënduar, por ka dëme materiale në shtëpizën e pompës dhe disa automjete në afërsi. Ende nuk mund të përcaktojmë shkakun e shpërthimit, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes,” tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer