Menjëherë pas largimit të Sami Borocit, Prishtina e Re ka gjetur drejtorin e ri sportiv.
Bëhet fjalë për ish-futbollistin e njohur, Shpëtim Babaj i cili qysh nga mbrëmë edhe zyrtarisht ka marrë pozitën e drejtorit të ri sportiv.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga burimet brenda klubit prishtinas.
Mbetët të shihet puna e Babaj, pasi ai menjëherë ka nisur negociatat me disa futbollistë për të përforcuar skuadrën për stinorin e ardhshëm.