E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shqipëria mund të përballet me Kosovën në play-off

Kosova me 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.

Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Lituanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar vendin e dytë.

Fitorja do i bënte mirë ekipit për ecurinë dhe besimin, ndërsa do të ishte në pritje të vendimit të komisioneve disiplinore. Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, mes kundërshtarëve të mundshëm të play-off do të ishte edhe Shqipëria.

Grupi 1 mund ti dhurojë një përballje me Shqipërinë, Kosovës. Gjithçka do të realizohej në rast se Shqipëria nuk arrin të fitojë ndaj Ukrainës në shtëpi dhe ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë përfundon barazim.

Irlanda është një kundërshtarë tashmë i vendosur, pasi ka siguruar vendin e tretë në grupin 2 të Ligës B të Kombeve. Ndërsa në grupin 3, Sllovenia është kundërshtari i mundshëm, pasi mban vendin e tretë me 8 pikë, tri më pak se Austria.

Nga grupi i 4-të i Ligës B, Kosova mund të luajë ndaj Uellsit ose Islandës, të cilët kanë një ndeshje direkt për vendin e dytë dhe të tretë. Fitorja dhe barazimi i mjafton Uellsit që është vendas të zërë vendin e dytë.

Shorti për play-off, i cili vendos për ngjitjen ose zbritjen në Ligat e ndryshme do të mbahet më 22 nëntor të këtij viti në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer