E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Shqiptari që u arrestua për heqjen e flamurit serb: 100 policë ma rrethuan shtëpinë

Kujtim Boletini, qytetari që u arrestua sot për shkak se dyshohet që ka hequr flamurin serb nga Maja e Zveçanit, pretendon se ia kanë rrethuar shtëpinë rreth 100 policë bashkë me prokurorinë e rastit.

Ai dyshohet për veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”, Kujtim Boletini, ka thënë

Përmes një statuti në Facebook, ai tregoi se flamurin serb e ka larguar “duke mos i interesuar dënimin që mund ta pësojë” për këtë veprim, transmeton Paparaci.

Po ashtu, ai tha se njëherë e ka dhënë betimin në UÇK dhe ende e mban. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen.

Megjithatë, Policia e Kosovës njoftoi të hënën se ai është liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

“Atij i është bastisur edhe shtëpia por nuk iu është gjetur arma. Edhe pse në pamje shihet aty kondaku i armës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer