Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar për mjekun që është arrestuar sot për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.
“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në njoftim.