Shtatë persona të përfshirë në një rrahje në stacionin e autobusëve të Drenasit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Pas informatës për situatën, policia ka zbuluar se në rrahje janë përdorur mjete të forta si shkopinj druri si dhe mjete të mprehta. Me këtë rast janë lënduar pesë persona dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit të shtatë të arrestuarve, me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.