Lista Guxo, dega në Mitrovicë, ka reaguar lidhur me gjendjen e shtatores së dëshmorit Artim Jashari, duke e cilësuar atë si të mjerueshme dhe shenjë të mungesës së përkujdesjes institucionale për dëshmorët e kombit, shkruan rajoni.org.
“Shtatorja e Artim Jasharit nuk është vetëm një objekt memorial. Ajo përfaqëson sakrificën, guximin dhe shembullin e flijimit për atdhe dhe për çlirim”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, një monument i tillë kërkon trajtim dinjitoz, kujdes të vazhdueshëm dhe vëmendje nga institucionet lokalez
Postimi i plotë:
Shtatorja e Artim Jasharit nuk është vetëm një objekt memorial.
Ajo përfaqëson sakrificën, guximin dhe shembullin e flijimit për atdhe dhe për çlirim.
Prandaj, ajo kërkon dhe meriton një trajtim dinjitoz, kujdes të vazhdueshëm dhe vëmendje nga institucionet lokale.
Emrat e dëshmorëve nuk duhet të përdoren apo të lartësohen vetëm për qëllime politike.
Gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo shtatore tregon më së miri mungesën e ndjeshmërisë, të kujdesit dhe të përkujdesjes për kategorinë që sakrifikoi më së shumti për Kosovën.