Shtëpia e Botuese “Luarasi” i ka reaguar zv/ministrit të MASHTI-it, Taulant Kelmendit rreth një postimi lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas tyre, MASHTI me gënjeshtra po tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.
Kjo pasi zv/ministri i MASHT-it ka publikuar disa çmime të librave, e që sipas tyre ato tregojnë se janë të viteve të kaluara, dhe se ato tekste as që kanë qenë dhe as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.
Po ashtu, “Luarasi” ka bërë të ditur se këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar.
Postimi i plotë: