Gjatë ditës së sotme është sulmuar Xhevdet Aliu, shtëpiak në shkollën “Enver Hadri” në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë.
Aliu, derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave është sulmuar, nga punëkryesi i kompanisë së renovimit në atë shkollë. Si pasojë e sulmit, ai ka marrë edhe lëndime trupore.
Kush është kompania e kontraktuar nga Komuna e Vushtrrisë për renovimin e shkollës në fjale!?
Siç, zbulon portali rajoni.org – kompania e kontraktuar nga komuna e Vushtrrisë është me operator kryesor “I & B” Group e cila e kishtë fituar tenderin me çmim prej 69 mije e 998 euro.
Kontrata ishtë lidhur me datën 6 qërshor në mes saj dhe komunës së Vushtrrisë.
Kontrata kishtë të përfshirë renovimin e dy shkollave, përkatësisht renovimin e shkollës “Enver Hadri” dhe SHFMU “Lummadh”.
Lidhjet e punëkryesve me PDK-në
Kompania “I & B” Group, sipas ARBK’së është prone e Isa Haxhës.
Kjo kompani kryesisht merrët me renovimet e shkollave dhe e njejta punët i merrë nga dy pushtete, i Bedri Hamzës dhe i Ferit Idrizit.
Ashtu si kompania – edhe pronari i saj ka një afërsi të madhe me këtë subjekt, e kjo vërtetohet përmes disa fotografive.
Kujtojmë qe pas sulmit ndaj shtëpiakut, kishtë reaguar edhe dega e LDK’së në Vushtrri
Përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar edhe nënkryetari i LDK’së në Vushtrri i cili ka thënë se lajmi i tille shpërfaq më se miri realitetin e Vushtrrisë.
“Lajm i keq sulmi fizik ndaj shtëpiakun e shkollës në Smrekonicë, në momentin që u shpërfaqen renovimet “shkel e shko”! Mosreagimi nga kryetari Idrizi shpërfaq “fijet e tij” me qytetarët! #Vushtrria meriton më mirë!”, ka shkruar ai.
Rastin për sulmin ndaj kryepunëtorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një person i dyshuar është intervistu, më pas është liruar në procedurë të rregult. Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai.
Avokati i viktimës, Kastriot Feka për Mediumin Paparaci ka dhënë detaje mbi sulmin ndaj Aliut në vendin e punës.
“Punon si shtëpiak në shkollën e Smrekonicës. Sot ka dalur për të pastruar oborrin e shkollës dhe pronari i kompanisë ka ardhur e ka sulmuar në vendin e punës si dhe e ka kërcënuar e paraprakisht edhe djali i pronarit e ka kërcënuar, gjithnjë sipas Xhevdetit.
Xhevdeti është duke jetuar në kushte te vështira pasi që ka pasoja nga lufta e poashtu të ardhurat e vetme që jeton me shoqen e me 5 fëmijet e tii i ka nga rroga si shtëpiak. Ai gjithashtu bashkëshortën e ka të sëmurë, nga tomori është operuar”, theksoi Feka.
Feka po ashtu njoftoi se Aliu ka qenë ushtar i tri luftërave, në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë.