Një incident me armë zjarri është raportuar pasditen e 31 dhjetorit 2025 në rrugën “Sala Hamit Jashari” në Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 17:36 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë nga vetura. Gjatë ndërhyrjes policore është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet e drejtësisë.