E mërkurë, 3 Korrik, 2024

Shuhet klubi i njohur i Holandës

Vitesse do të mbyllet pasi nuk ka para të mjaftueshme për të paguar borxhet, shkruan media holandeze NOS.

Skuadra e ligës së parë holandeze pati një shans të fundit për t’u marrë përsipër nga Guus Franke, pronar i Axiom Partners, me qendër në Zvicër. Por Franke hoqi dorë dhe klubi nga Arnhem është i falimentuar. Është e sigurt që Vitesse do të del jashtë biznesit pasi ndodhet në situatë të pashpresë. Federata holandeze i hoqi licencën për të luajtur në ligën e parë dhe të dytë.
Ajo sezonin e kaluar përfundoi e fundit në renditje me vetëm gjashtë pikë. Suksesi më i madh në histori është fitimi i Kupës së Holandës në vitin 2017.

Sipas faqes së internetit të Transfermarkt, vetëm 13 lojtarë kanë mbetur nën kontratë, ndërsa pjesa tjetër janë larguar nga klubi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer