Tuesday, February 24, 2026

Shyqeri Musliu: Familja Jashari përfaqëson boshtin moral që çdo president duhet ta ketë për të udhëhequr Kosovën

Shyqeri Musliut në një postim në rrjetin social lidhur me propozimet e mundshem nga familja Jashari për president, ka thënë së kjo familje nuk është vetëm një mbiemër në histori, por themeli moral mbi të cilin është ngritur Republika e Kosovës.

Ai thotë se ata nuk kërkuan pushtet apo privilegje, por dhanë jetën për lirinë e vendit, duke e quajtur sakrificën e tyre akt të lartë atdhedashurie.

Musliut thotë se kjo familje simbolizon guximin, nderin dhe qëndrueshmërinë, dhe se çdo institucion i shtetit qëndron mbi sakrificën e tyre. Sipas tij, ideja që një anëtar i kësaj familjeje të përfaqësojë unitetin e popullit në postin e presidentit do të kishte peshë të madhe simbolike dhe morale.

Në fund, Musliut thekson se debati për presidencën nuk duhet të shihet si sulm personal, por si diskutim për standardin që duhet të ketë posti më i lartë i shtetit. Sipas tij, Kosova ka nevojë për lidership që bashkon dhe frymëzon, duke pasur në qendër sakrificën historike të familjes Jashari.

Postimi:

Sakrifica që e ngriti shtetin dhe nevoja për një përfaqësim dinjitoz.

Emri i familjes Jashari nuk është thjesht një mbiemër në historinë tonë – është themeli moral mbi të cilin u ngrit shteti i Kosovës
. Ata nuk kërkuan poste, privilegje apo pushtet; ata dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Sakrifica e tyre në momentet më të errëta të historisë sonë mbetet akti më sublim i atdhedashurisë dhe përkushtimit kombëtar.
Familja Jashari simbolizon guximin, nderin dhe qëndrueshmërinë.
Ata janë ndërgjegjja e gjallë e shtetit tonë. Çdo institucion i Republikës së Kosovës ekziston mbi gjakun dhe flijimin e tyre. Për këtë arsye, ideja që një anëtar i kësaj familjeje të përfaqësojë unitetin e popullit në postin e Presidentit do të kishte jo vetëm peshë simbolike, por edhe një mesazh të fuqishëm për drejtimin moral të shtetit.
Presidenca e Kosovës duhet të jetë mbi kalkulimet politike, mbi interesat partiake dhe mbi retorikën e përditshme. Ajo duhet të mishërojë sakrificën, dinjitetin dhe besimin kombëtar. Një figurë që buron nga familja Jashari do ta bartte këtë peshë me natyrshmëri, sepse historia e tyre është histori e përbashkët e gjithë shqiptarëve të Kosovës.
Në anën tjetër, figura e Vjosa Osmani ka qenë pjesë e skenës politike për vite me radhë. Por presidenca kërkon më shumë se angazhim politik; kërkon frymë unifikuese që i tejkalon ndarjet partiake. Kritikat ndaj saj shpesh lidhen me perceptimin e polarizimit politik dhe mungesës së konsensusit të gjerë shoqëror. Në një moment kur vendi ka nevojë për bashkim të thellë dhe për rikthim tek vlerat themelore të sakrificës e solidaritetit, shumë qytetarë ndjejnë se presidenca duhet të reflektojë më qartë atë frymë.
Ky debat nuk duhet të jetë sulm personal, por reflektim për standardin që kërkojmë nga posti më i lartë shtetëror. Nëse presidenca duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar dhe i rrënjëve të lirisë sonë, atëherë familja Jashari përfaqëson pikërisht atë bosht moral që e mban shtetin të drejtë dhe të fortë.
Kosova ka nevojë për lidership që frymëzon, që bashkon dhe që rikthen krenarinë e pastër kombëtare. Sakrifica e Jasharajve është e pakrahasueshme dhe e papërsëritshme. Çdo vendim për të ardhmen e presidencës duhet ta ketë këtë të vërtetë në qendër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer