Pas demonstratave të vitit 1981, pushteti atëhershem komunist filloj një fushatë të egër edhe ndaj kulturës dhe historisë kombëtare, duke i vënë etiketat e frymës nacionaliste e irredentiste. Shumë figura e personalitete kombëtare të historisë, kulturës e letërsisë për të cilët kishim mësuar e lexuar me vite në mënyrë afirmative saora u përmbysën dhe aktiviteti dhe krijimtaria e tyre u cilësua si nacionaliste, irredentiste, separatiste e çka jo në kontekst negativ nga pushteti atëhershem.
Shkruan: Izet Abdyli
Madje edhe figurat e rëndësishme të Rilindjes Kombëtare nuk u kursyrn nga këto epitete denigruese. Të mos flasim për Kadarenë, Agollin e shkrimtarë tjerë nga Shqipëria saora u ndaluan dhe librat e tyre u tërhoqen nga shitja në librari.
Ishte viti.1982, pasi kisha pauzuar një vit nga studimet për shkak të burgosjes sime për pjesmarrje në demonstrata, vazhdova vitin e tretë të studimeve në Fakultetin Juridik. Ndonëse në kushtë të vështira ekonomike, babai dhe vëllau nuk kursyen asgjë që unë të vazhdoja studimet..
Më kujtohet se shpeshë nga të hollat që merrnim nga familja gjatë javës, shpeshë kursenim duke mos ngrënë ndonjë racion ushqimi për të blerë një libër. Më rastisi që babai më dha paratë për një palë këpucë dhe sëbashku me shokët e mi të cilët i kisha edhe bashkëvëndas Ramë dhe Hamdi Prenkun dolem për t’i blerë në shtëpinë e mallrave ,,Gërmia”. Na ishte bërë pothuaj si ritual që sëpari të vizitonim librarinë te Teatri e të shofim ndonjë titull të ri ku me mirsjellje na priste plaku librashitës që i thonim ne. Rasisht shof në një qoshe të rafteve kompletin e veprave të Kadaresë në botim të ,,Rilindjes” i cili kishte kohë që ishte terhequr nga shitja. Pa hezitim e pyes Plakun-librashitës a është në shitje kompleti Kadaresë. Ai pohon me kokë. Kur pyes për çmimin, saktësisht përputhej me paratë që kisha në xhep për këpucë.
Pa hezituar fare nxjerr paratë ia jap plakut dhe marr nën sqetull kompletin.e veprave i gëzuar tejmase, por edhe duke i lënë të habitur shokët, të cilët mbeten pa tekst. I egzaltuar aq shumë duke shtrenguar librat as që më shkonte mendja si do të arsyetoja në shtëpi mosblerjen e këpucëve. Unë atë ditë vërtetë mbeta pa këpucë, por gëzimin e asaj dite nuk e harroj kurrë!