Friday, March 20, 2026

Si e shpërbleu Komuna e Skenderajt me tender mbi 1 milion e gjysme euro kompanine qe u themelua pak jave para së të shpallet fituese e kontratës?

Kompania “Semaks”, e themeluar më 16 prill 2024, ka arritur të fitojë një tender mbi 1.5 milion euro nga Komuna e Skenderajt e udhehequr nga PDK, vetëm një muaj pas themelimit, shkruan rajoni.org.

Bëhet fjalë për kontratën “Ndriçimi publik në qytet dhe fshatra”, me vlerë 1,577,878 euro. Kjo kompani nuk ka garuar e vetme, por si pjesë e një konsorciumi ku ishte operator kryesor, bashkë me kompanitë “Alping, Muharrem Hoti B.I dhe “Capital X Feet shpk”. Vendimi për të i’a dhënë tenderin është marre me 23 maj 2025.

Por kjo nuk është e gjitha.

Vetëm rreth 5 muaj pas themelimit, e njëjta kompani del sërish në krye të një konsorciumi tjetër “Semaks, ATC Com, Muharrem Hoti B.I” dhe fiton edhe një tender tjetër në Skenderaj, këtë herë për “furnizimin dhe montimin e trafove elektrike”, me vlerë 344,926.37 euro, raporton rajoni.org.

Të dy kontratat aktualisht kane statusin “në realizim”.

Screenshot

Së si ështe e mundur që një kompani kaq e re, pa histori të gjatë pune, të fitojë kaq shpejt tenderë me vlera të mëdha? Mbetet engimatike.

Kush ështe kompania “Semaks”?

Sipas të dhënave të ARBK-së, “Semaks” është kompani me përgjegjësi të kufizuar, në pronësi të Alban Krasniqit.

Kompania “Semaks” e thëmeluar me 16 prill 2024 ka të regjistruar vetëm 2 punëtorë dhe adresën në rrugën “William Walker, pn” në Prizren./Rajoni.org

Screenshot
Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer