Thursday, December 18, 2025

Si i ndryshoj jeta të moshuarit kosovar brenda 24 orëve – Halil Kastrati e gjeti vetëm e pa ngrohje

Brenda vetëm 24 orëve, jeta i mori kthesë të jashtëzakonshme të moshuarit nga Malisheva i cili deri dje jetonte i vetëm e në kushte të rënda.

Atij i doli në ndihmë hoxha Halil Kastrati duke e marrë në strehim në shtëpinë e pleqëve.

“Sytë që dje ishin të fikur, sot qeshin. Trupi që dje mezi qëndronte, sot ecën me dinjitet”, ka shkruar hoxha në faqen e tij në Facebook ku edhe ka shpërndarë fotografi bashkë me banorin e ri të shtëpisë të cilën e ndërtoi shoqata që ai e drejton “Jetimët e Ballkanit” e ku strehohen dhjetra të moshuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer