Sot janë publikuar listat e rezultateve për nxënësit e shkollës së mesme në gjimnazin “Hamëz Jashari”.
Në një fjali që është shkruar në postimin e kësaj shkolle vërehen gabime gjuhësore. “Rezultatet e testit të maturës – qëshor 2023”, thuhet ndër të tjera.
Siç duket të pakënaqurë me rezultatet e këtij testi, rajoni zbulon se zyrtarët e kësaj shkolle kanë fshirë ndonjë emër të fëmijëve të pushtetarëve që kishin treguar rezultate të dobëta.
Ndihma e organizuar e profesorëve për të kaluar testin e maturës me sukses nxënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” nuk ka qenë e mjaftueshme.
Portali “Rajoni” ka siguruar dëshmi që disa nga profesorët e kësaj shkolle ishin bashkuar në një lokal të një kolegu të tyre, që bashkërisht të ua dërgonin përgjigjet e sakta.
Burimet e rajonit brenda takimit thonë se teksa profesorët mblidheshin, dera e lokalit ku do të takoheshin ishte e mbyllur. Duhej të thirrnin në telefon dikend që ishte brenda, të siguroheshin që askush nuk ish me ta, e më pastaj të hapet dera.
Pra videoja deshmon për dyshimin se takimi tinxa me dyer të mbyllura ishte për të bërë dallavere me testet e arritshmërisë.
Rajoni ka mesuar se këtë video e posedon edhe MASHTI dhe janë të njoftuar për ngjarjen në fjale.