E diel, 17 Nëntor, 2024

Siç i “kurdis” tenderet po i “kurdis” edhe punsimët – “Keqbërësia” ka emër e ajo quhet Qeverisje e Ramiz Lladrovcit!

Nepotizmi i punësimeve në qeverisjen e aktuale në Komunën e Drenasit – po vazhdon. Ashtu siç po vazhdon keq qeverisja, dhënia e tenderëve dhe dyshimet për përshatjen e kritereve, raporton portali rajoni.org.

Pra siç dyshohet për ‘kurdisjen’ e tendereve në këtë qytet njësoj po vazhdon të ndodh edhe me punësimet; konkursi i cili ishtë përgaditur për Ajkune Qorrin – ku portali rajoni.org në momentin qe ishtë shpallur konkursi; kishtë zbuluar dhe raportuar se në poziten specialist i prokurimit në Drenas, do të punësohej kandidatja në fjale.

Edhe ashtu siç pritej edhe ndodhi; pasi qe sipas vendimit të 20 shatorit; i marrë nga njesia e burimeve njerëzore, ajo ka dalur si kandidatja me e suksesshme me 77.5 pike të grumbulluara.

Kush është Ajkune Qorraj!?

Ajkune Qorraj është zyrtarja e re e prokurimit e cila edhe me heret ishtë e punësuar në këtë zyre.

Nuk dihet se me çfarë procedurë apo kontratë ishtë e angazhuar. Por, dihet qe nga dita e sotmë ajo do vazhdoj të jetë zyrtarisht në kontratë me kohe të pacaktuar.

Si e zbuloj rajoni pazarin e punësimit

Me 26 gusht burimet e rajonit brenda zyres se prokurimit të Drenasit kishin denoncuar “pazarin” e rradhës duke treguar se kjo pozitë është përgaditur.

Rajoni, me 29 gusht kishtë derguar pyetje zyres se komunikimit të Ramiz Lladrovcit; për të pyetur se a është e mundur qe ende pa përfunduar testimi të dihet emri i kandidatës se kush do të punësohet.

Të njejtit në pergjigjjen me shkrim; kanë devijuar, duke u pergjigjur vetëm në menyre të pergjithshëm.

“Konkursi është shpallur sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi  është pëfunduar faza e verifikimit  të pozita – Zyrtar i Prokurimit 2, ka aplikues që i plotësojnë kriteret e konkursit  për të vazhduar procedurat rekretuese, testi me shkrim organizohet në formë elektronike, ata kandidatë (aplikues) që marrin pikët e kalushmerisë në testin me shkrim, janë fazat e vlerësimit të jetëshkrimit dhe intervistës me gojë , nuk ka dallim as diskriminim  ndaj asnjë kandidati”, kishin kthyer pergjigjje nga kjo zyre.

Tendere të kurdisur dhe dyshime për korrupsion

Portali rajoni.org ditëve në vijim do të raportoj për tenderet e rradhës të dhënë operatoreve të afërta të pushtetit.

Po, ashtu rajoni do të sjelle edhe hulumtimet mbi dyshimet për përshtatje të kritereve për dhënië të tenderëve.

Me poshtë portali rajoni.org do të ju risjell disa nga raportimet për të bëmat e pushtetit të Lladrovcit.

“Tenderi 50 mije eurosh”, Pushteti i Ramiz Lladrovcit e “shpërblen” me tender mbështetësin e fushatës [DOKUMENT]

“Juve ju është dhënë kontrata”, Komuna e Drenasit njofton kompaninë fituese për dhënien e tenderit me çmim 68 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire

EKSKLUZIVE: E fitoj tenderin 130 mijë euro më shtrenjtë, Komuna e Drenasit dhe i njëjti operator lidhin aneks kontratë me çmim mbi 30 mijë euro

“Baxhanakja, vellau, motra”, Këta janë të gjithë familjarët e “klikës” se Ramiz Lladrovcit qe u punësuan në QKMF të Drenasit!

Besnikria e Ramiz Lladrovcit ndaj shokëve!? E përjashton nga PDK’ja, asamblistin qe dikur e quantë mik të tij e të familjës!

Ky është familjari i motrës se Ramiz Lladrovcit qe u punësua në QKMF të Drenasit

Drejtori i arsimit në Komunën e Drenasit ‘punëson’ mbesën si mësimdhënësë

Padrejtësia e shekullit në Drenas!? Kandidatës për infermieri, komisioni i jep testin e kundërt me atë qe aplikoj!

2 në 1. Skandali i radhës në Drenas [DOKUMENT]

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer