E martë, 19 Nëntor, 2024

“Silleni Thaçin”- Grenell kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin, thotë se po ua harxhojnë paratë amerikanëve

Ish-emisari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin dhe presidenten e Kosovës.

Grenell, me anë të një postmi në platformën ‘X’ ka thënë se “amerikanët janë më pak të sigurt” për shkak të Kurtit dhe Osmanit, shkruan insajderi.

Ai ka thënë se SHBA-ja po shpenzon të mira materiale, përkundër që, sipas tij, liderët shtetërorë kosovarë s’po arrijnë t’i implementojne marrëveshjet e arritura më herët.

“Amerikanët janë më pak të sigurt për shkak të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, shkruan ai.

“Më shumë trupa amerikanë dhe të NATO-s, më shumë taksa amerikane të shpenzuara, më shumë kriza – e gjitha kjo për shkak se Kurti dhe Osmani s’po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura nga Presidenti Thaçi [Hashim Thaçi]! Kthejeni Thaçin!”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i tij vjen në formë të ‘quote tweet’ në postimin e presidentes së Kosovës, e cila njoftoi për vizitën e saj në Iowa.

“Garda Nacionale e Iowa-s ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë [FSK]. Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA”, ka deklaruar Osmani në platformën ‘X’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer