Një rast i posedimit të narkotikeve është zbuluar mbrëmë në rrugën “Arben Haliti” në Skenderaj, ku Policia ka ndaluar dy person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme, shkruan portali rajoni.org.
Burimet e rajonit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit, ka kohe qe ishin nën investigim dhe percjellje intensive dhe se të njejtit silleshin tek qendra e kompetencës në Skenderaj dhe pjesën për rreth saj.
Rajon ka mësuar se nga ndalimi dhe kontrollimi, zyrtarët policorë iu kanë gjetur një sasi të substancës narkotike.
Droga është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tyre lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.
Pas përfundimit të proceduarve policore, Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndersa ndaj tyre është inicuar rasti për veprën penale “posedimi i narkotikeve”.
Rajoni do të ju mbaj të informuar me rastin