S’ka qetësi për Barcelonën, vijojnë akuzat për korrupsion
Tjetër stuhi mbi Barcelonën dhe ish-presidentët e saj. Gjykatësi instruktor i Gjykatës numër 1 të Barcelonës, Joaquin Aguirre, ka akuzuar klubin katalanas për korrupsion për çështjen Negreira, ish zv/Presidentin e arbitrave. Në kompaninë e të cilit, Barcelona ka derdhur pagesa mbi 7.3 milionë euro.
Bashkë me klubin akuzohen edhe Enriquez Negriera dhe i biri i tij, përveçse edhe ish-presidentët e Barçës, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell. Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes një skuadër e Guardia Civil u paraqit në selinë e Komitetit Teknik të Arbitrave në Las Rozas. Ku ka kryer kontrolle për të gjetur dokumente të tjera që mund të kenë lidhje me çështjen Negreira.
Vëmendja e hetuesve ka të bëjë mbi të gjitha me faturat e dekadës së fundit, që mbulojnë dy presidenca specifike, atë të Sandro Rosell dhe të Josep Maria Bartomeu. Që sipas organeve fiskale kanë arritur dhe mbajtur një akord verbal shumë sekret me Enriquez Negriera.