E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Skandal: Asnjë ditë burg për familjarin e bizismenit Naser Deliu që e mbyti 49 – vjeçarin në Skenderaj!

Qytetari, Bekim Gecaj nga Lluasha ka humbur jetën sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë një javë më parë në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt. 49-vjeçari që ishte goditur nga një veturë, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton rajoni.org.

Çdokush do të mendonte se shoferi i rastit tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për aksidentin e shkaktuar. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Rajoni ka mësuar se ai nuk ka vuajtur deri tani asnjë natë në burg. Është i lirë që nga nata kur shkaktoi aksidentin. Që nga 27 dhjetori.

Poashtu portali rajoni.org zbulon së njëriu që e mbyti Bekimin nga Skenderaj rastisi të jetë djali i axhes së bizismenit të fuqishëm të Skenderajt, Naser Deliu.

Biznesmeni Naser Deliu është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit.

Për atë se si u bë që familjari i biznesmenit të lirohet pa mbajtur asnjë ditë, portali rajoni kontaktoi Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer