Monday, July 7, 2025

SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e famshme “Bllaca 1”, “Bllaca 2”, “Bllaca 3” dhe “Bllaca 4”, del të ketë pasur komunikime të vazhdueshme dhe të fshehta me prokurorë serbë, përfshirë edhe prokurorin për Krime Lufte në Serbi, Dragolub Stankoviq.

Të dhënat e reja të publikuara në emisionin “Debat Plus”, të cilat përmbajnë dokumente dhe email-komunikime ndërmjet Bllacës dhe Stankoviqit, hedhin dyshime të rënda mbi integritetin e dëshmive të tij dhe bashkëpunimin me EULEX-in.

“Ja një provë, se si Bllaca komunikonte me prokurorët serbë. Me kë se? Dragolub Stankoviq, prokuror për Krime Lufte në Serbi”, ka thënë Ermal Panduri.

Dokumentet tregojnë se para se të bëhej dëshmitar i EULEX-it, Bllaca kishte bashkëpunuar me Prokurorinë serbe dhe ishte strehuar për një kohë në Serbi. Edhe pas kthimit në Kosovë dhe gjatë qëndrimit në burg, ai kishte ruajtur kontaktet me prokurorët serbë.

 

Në një email të 9 marsit 2016, Bllaca i kërkon prokurorit serb që komunikimi mes tyre të mbetet sekret dhe të mos merret vesh nga askush, madje as nga zyrtarët e EULEX-it.

 

Ai thekson qartë se nuk do të bashkëpunojë me EULEX-in apo Gjykatën Speciale për krime lufte, pa u takuar fillimisht me Stankoviqin.

“Unë nuk kam marrëveshje me prokurorë të EULEX-it dhe nuk do të bëj kompromis për të dëshmuar në Hagë për krime lufte pa u takuar me ju”, thuhet në një nga emailët që Bllaca i dërgon Stankoviqit.

Madje, ai e bën të qartë se është dëshmitari i vetëm që mund të lidhë Azem Sylën – ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – me periudhën e pasluftës dhe krimet e pretenduara si vrasje politike, vrasje të bashkëpunëtorëve të Serbisë dhe të dëshmitarëve të Hagës.

Stankoviq i përgjigjet Bllacës në shqip, duke i thënë:

“Kjo është e gjitha e drejtë dhe unë jam me ty”.

Në komunikime të mëvonshme, prokurori serb i shkruan edhe në serbisht, duke përmendur arrestime në Shkup, duke lënë të kuptohet se informatat e ndërsjella vazhdonin.

Zbulimet e reja ngrejnë pyetje serioze për mënyrën se si EULEX ka trajtuar këtë dëshmitar dhe se sa janë verifikuar lidhjet e tij me strukturat serbe të drejtësisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer