Wednesday, April 23, 2025

Skandal në Drenas: Zëvendësdrejtori i QKMF-së fotografon recetat e mjekëve, dyshohet për shkelje të privatësisë e pacientëve dhe profesionalizmin e mjekëve

Zëvendësdrejtori i QKMF-Drenas, Selman Mehani, sipas burime të portalit rajoni.org po dyshohet se ka fotografuar recetat mjekësore të lëshuara nga mjekët e QMF-Komoran. Butime të portalit rajoni.org pretendojnë së fotografimi i recetave mjekësore dhe dokumentacionit shëndetësor nga ana e menaxhmentit të QKMF’së në Drenas, pa asnjë autorizim ligjor, përbën shkelje serioze të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky ligj mbulon mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme, përfshirë të dhënat shëndetësore, të cilat nuk guxojnë të përpunohen, fotografohen apo shpërndahen pa bazë ligjore ose vendim zyrtar nga autoritetet përkatëse. Kësisoj zëvendësdrejtori ka cenuar rëndë privatësinë e pacientëve dhe integritetin profesional të stafit shëndetësor, shkruan portali rajoni.org.

Sipas mjekëve të QMF-Komoran, po ashtu një infermier para disa ditësh ka hapur kamerat e sigurisë me qëllim të kontrollit të hyrje-daljeve të stafit, duke ushtruar presion dhe frikësim të drejtpërdrejtë ndaj stafit të QMF Komoran, me akuzat për mosrespektim të orarit.

Rajoni mëson se mjekët e QMF-Komoran i janë drejtuar me ankesë Agjencisë për Informin dhe Privatësi për të gjitha këto pretendime.

Lidhur me këto pretendime Rajoni i është drejtuar me pyetje komunës dhe zëvendësdrejtorit Mehani, por të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se AIP në vitin 2023 kishte zhvilluar një aksion në QKMF-Drenas dhe i kishte rekomanduar drejtorit Ismet Bogiqi të ndaloj përcjelljen pa autorizim të stafit shëndetësor. Si duket ky rekomandim i AIP nuk po respektohet nga menaxhmenti shëndetësor në Drenas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer