E shtunë, 11 Janar, 2025

SKANDAL: Në ministrinë e Albulena Haxhiut emblema e UÇK-së vendoset mbi guacë të tualetit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar pamje skandaloze, që sipas tij, tregojnë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vendosur mbi një shole në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë.

Mehmetaj ka thënë se pamja është në katin ku ndodhet zyra e kabinetit të ministries.

“Çfarë skandali: Emblema e UÇK-së e vendosur mbi shole/guacë në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë, në katin e kabinetit të ministres

Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në ËC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së.” – ka shkruar ai.

Sipas Mehmetajt, emblem ka qëndruar aty deri të premten e kaluar dhe videoja është realizuar në nëntor.

“Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës.

Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës.” – ka thënë tutje ai.

Mehmetaj ka ftuar policinë dhe prokurorinë të kryejnë hetime, që të zbulohet se kush ka vendosur emblemën aty.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer