Është publikuar video që dëshmon se Princ Leka është rrahur nga ish-bashkëshortja dhe babai i saj.
Video është publikuar nga mediat shqiptare. Gjendja duket shumë e tensionuar brenda ish çiftit.
Siç shihet në video Princ Leka përplaset me ish-vjehrrin dhe njëkohësisht filmon skenën. Më pas vjen Elia e cila i bërtet duke e akuzuar se ka dhunuar të atin.
E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.