Një skandal tronditës ka shpërthyer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Vushtrri, ku Inspektorati Shëndetësor ka zbuluar shkelje të rënda me menaxhimin e vaksinave të gripit, duke konstatuar zhdukjen e rreth 200 dozave.
Sipas vendimit zyrtar të Inspektoratit, QKMF-ja është gjobitur me një shumë prej 5,000 eurosh, ndërsa drejtoresha e saj, Naile Xhaka, është gjobitur personalisht me 500 euro.
Shkeljet u zbuluan pas një inspektimi që gjeti mospërputhje drastike midis numrit të vaksinave të pranuara, atyre të administruara dhe stokut të mbetur.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë,
Sylejman Meholli duke e akuzuar kryetarin aktual të Komunës, Ferit Idrizi për fshehje të krimit
.“Kjo nuk kalon në heshtje, edhe pse ti ashtu dëshiron,” ka shkruar Meholli, duke i kërkuar llogari publike kryetarit Idrizi për “avullimin” e vaksinave.
Po ashtu Meholli ka ngritur disa pyetje të drejtpërdrejta për kryetarin, duke kërkuar përgjigje transparente përpara qytetarëve:
“Ku shkuan vaksinat dhe pse nuk janë marrë masa ndaj personave përgjegjës?
A janë paguar gjobat dhe me cilin buxhet?
A kanë përgjegjësi “ekspertët” e avancuar në QKMF për këtë skandal?”, ka pyetur Meholli.
Duke e cilësuar këtë si një dëshmi të “degradimit të shëndetësisë” nën qeverisjen e tij, Meholli i ka kërkuar kryetarit Ferit Idrizi të “pranojë dështimin” dhe të largohet nga posti, pasi, sipas tij, “Vushtrria nuk meriton një kryetar që mbulon dhe lejon krimin”./KosovaNews/
Reagimi i plotë: