E hënë, 28 Tetor, 2024

Skandaloze: Drejtori i QKMF në Drenas fsheh dokumentin zyrtar!?

Drejtori i QKMF “ Dr. Hafir Shala “ në Drenas, Ismet Bogiqi në muajin Shkurt kishte nxjerr vendim për tërheqjen e mjeteve të një punëtori shëndetësor ( emër i njohur për redaksinë tonë ), dhe të njëjtit nuk ia ka dorëzuar një kopje të vendimit, raporton Rajoni.org.

Sipas punëtorit në fjale, Bogiqi ia ka mohuar të drejtën e ankesës sepse kanë kaluar 30 ditë.

Ai për portalin rajoni.org thotë së drejtori i këtij enti shëndetësor ka vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, nenin 9 paragrafi 1 dhe 2 të cilët thonë:
1. Organet publike duhet të veprojnë me transparencë.
2. Organi publik duhet të garantoj të drejtën e palës për t’u informuar për procedurën administrative, qasjen në dosjen dhe dokumentet e tij dhe të drejtën e njoftimit me mjete të përshtatshme, në pajtim me këtë Ligj.

E njëta lëndë për momentin është duke u shqyrtuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Po ashtu punëtori në fjalë ka paralajmëruar padi ndaj drejtorit ku sipas Kodit të Procedurës Penale veprimi i tij përbën vepër penale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer