Futbollisti i Suharekës, Liridon Fetahaj është sulmuar pas përfundimit të takimit mes Suharekës e Isotgut.
Fetahaj ka mbetur i shtrirë në fushë pas sulmit që ka marrë, teksa është nevojitur edhe ndërhyrja e ekipeve mjekësore.
Sipas raportimeve, Fetahaj është sulmuar nga disa tifozë të Istogut.
Ndeshja mes Istogut e Suharekës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.