Ish shefi i prokurimit të Ndërmarrjes Publike Banësore, aktualisht tani shef i departamentit të zyrës ligjore në ndermarrjen e udhehequr nga PDK në Prishtinë, Fatmir Krasniqi, po vazhdon të jetë i angazhuar edhe si ekspert i jashtëm në organin shqyrtues të prokurimit (OSHP), të njohur ndryshe si gjykata e tenderve, raporton rajoni.org.
Në dokumentin që ka siguruar rajoni, del së Fatmir Krasniqi me datën 25 shtator 2025 ka dorëzuar raportin e ekspertizës në këtë organ.
Fatmir Krasniqi dyshohet së gjatë përiudhës si shef i prokurimit në NPB ka shpallur fitues të tenderit të kundërligjshëm dhe i njëjti ka nënshkruar kontrata me kompani të cilët nuk kanë pëmbushkur kirteret.
Rajoni mëson së ndaj të njëjtit ka edhe kallëzim penal.
Historia e tenderit të kundërligjshëm në NPB:
Fatmir Krasniqi gjatë shërbimit si udhëheqës i departamentit të prokurimit në Ndermarrje Publike Banësore ka nënshkruar një kontratë duke e ditur së operatori nuk i plotëson kriteret në Dosjen e Tenderit.
Bëhet fjale për tenderin për “furnizim me pajisje elektronike dhe pjesë përcjellesë” e cila është dhënë me vlerën 67,350€ operatorit “Liria Shpk”, raporton rajoni.org.
Në gjetjet e tij, auditori për kontratën e cila ka pasur kohëzgjatje rreth 1 vit; auditori ka gjetur së kompania “Liria Shpk” nuk i ka përmbushur kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, përkatësisht pozicionin 1 “Interfon addressable” dhe pozicionin 2 “Acces Control”.
Rajoni në gjetjet e tij ka zbardhur edhe një tjetër skandal; atë të letrës standarde që u dërgohet operatoreve për arsyjen e eliminimit dhe të shpalljes fituese.
Ai në këtë vendim, në letrën e dërguar kompanisë fituese, ka manipuluar duke mos cekur së kjo kompani nuk posedon pozicionin 1 “Interfon addressable” dhe pozicionin 2 “Acces Control”.
Lidhur me kontratën, rajoni.org i ka dërguar pyetje gjatë ditës ndërmarrjes banesore. Të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje.
Rajoni.org ka kërkuar qasje në dokumente publike lidhur me kontratën dhe të njëjtit brenda pak orësh kanë refuzuar të realizojnë kërkesën.
Portali rajoni.org i ka dërguar pyetje edhe vet zyrtarit në fjalë, Fatmir Krasniqit, mirëpo i njëjti deri në publikimin e artikullit nuk është përgjigjjur.