Pasi Komuna e Skenderajt nuk ka dhënë hapësirën për vendosjen e shtatores së Heroit të Kombit, Ali Jashari, i cili ra heroikisht në betejën e marsit të vitit 1999 në Prekaz, shtatore kjo e vetfinancuar nga familja, ka reaguar anëtari i familjes Jashari, Lavdim Jashari, përmes një postimi në Facebook, shkruan rajoni.org.
Në reagimin e tij, Jashari thekson se heroizmi i gjyshit të tij nuk do të harrohet kurrë, pavarësisht pengesave institucionale.
“Dezertorët sot i pengon heroizmi, sepse ata janë hije të së djeshmes — të fjalës pa vepër, të frikës pa nder”, ka shkaru Jashari në favcebook.
Postimi:
Gjyshi im, ti nuk ke ndenjur nëpër depo në kohët e vështira.
Ti i dole zot këtij vendi, kësaj toke që e deshe më shumë se jetën.
I dhe më të shtrenjtën — jetën për atdhe.
Sot, nderi yt qëndron i madh në histori, por shtatorja jote është mbuluar nga pluhuri i harresës…
Por jo nga zemrat tona, sepse ne s’e harrojmë gjakun që solli lirinë, sepse ne jemi bijtë e atyre që nuk u përkulën kurrë, as para armikut, as para frikës!
Dezertorët sot i pengon heroizmi, sepse ata janë hije të së djeshmes — të fjalës pa vepër, të frikës pa nder.
Nën hijen e UÇK-së përpiqen të fshihen, por historia i njeh mirë — në ditët e lavdisë ata nuk ishin aty!
Lavdia e çlirimit u përket vetëm atyre që ishin në vijën e parë, me zemër, me pushkë e me besë!” 🦅🇦🇱

