Monday, April 28, 2025

Skandaloze: Kryetari i Komisionit të Ankesave për ndarje të subevncioneve akuzon Ramiz Lladrovcin për shkelje ligjore, shantazh dhe kërcënim

Në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Drenasit si pikë kryesore e rendit të ditës, po vlerësohet të jenë pika 6 deri në 14, apo propozim vendimet për ndarjen e subvencioneve për klubet e sportit në këtë qytet, shkruan rajoni.org.

Propozimi i këtyre pikave në asamble po pretendohen të jenë të kundërligjshmë.

Sipas një email të siguruar nga burime të rajonit brenda kuvendit komunal, pretendohet së propozim/vendimet pritet të hidhen për miratim në asamble anisë komisioni ende është në afat ligjor për shqyrtimin e ankesave dhe procesi është duke vazhduar sipas rregullave të përcaktuara dhe së të njëjtat propozime nuk mund të jenë të vlefshme pa përfunduar afatet ligjore.

“Si Kryesues i Komisionit jam detyruar te ju drejtohem zyrtarisht, sepse Komisioni edhe ligjerisht i pergjigjet Kryetarit me vendim të së cilit është formuar, pikerisht për të kërkuar shpjegime së si ende pa u publikuar Lista perfundimtare e perfituesve të subvencioneve, propozohen projekt-propozimet për miratim ne Kuvendin Komunal që do të mbahet me datë 29.04.2025, kur ende dhe sot me datë 28.04.2025 ka afat për parashtrim te ankesave, dhe Komisioni ende eshtë ne proces të shqyrtimit te ankesave”, thuhet në emailin e dërguar Ramiz Lladrovcit nga kryetarit i komisionit të ankesave për ndarjen e subvencioneve në Komunën e Drenasit, Defrim Nika.

Nika në emailin e tij akuzon komunën e Drenasit për tentim manipulimi, presioni dhe shantazh ndaj komisionit për të ndikuar në vendimmarrje. Ai thotë së gjitha këto nuk e kanë lëkundur në zbatimin e detyrave të tij në përputhje me ligjin.

“Që nga koha që kam filluar punën në Komunën e Drenasit jam perballur me presione të tilla e me Komisione të Sajuara Disiplinore, por asnjeherë nuk jam zbrapsur nga vullneti im per te permbushur detyrat gjithnje duke respektuar ligjin. E keni gabuar personin që mendoni së më masa e kercenime permes sajimeve të komisioneve disiplinore e shantazheve të paramenduara, kurtheve, perpiqeni të theni mendimin tim te argumentuar”.

Në fund, Nika thotë së pas permbushjes së detyrave si Kryesues i komisionit, do të filloj të gjitha procedurat ligjore pran organeve të rendit dhe ligjit./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer