E diel, 22 Dhjetor, 2024

Skenderaj/ Me pare të komunës, drekohet edhe në Beograd!?

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura dhe asamblisti i IDEAL’it sot kanë pasur një debat gjatë seancës së kuvendit komunal, shkruan portali rajoni.org.

Shkas u bë raporti i komunës për dreka zyrtate ku për me pak se dy muaj e gjysmë qeverisja Nura ka shpenzuar më shumë se 8.000 euro apo më saktë 8.548 euro e 42 cent për drekë dhe darka zyrtare.

Duke marrë fjalën rreth kësaj teme i cili pasi ka akuzuar komunën se të gjitha këto i ka shpënzuar duke i sherbyer militantave të partise se tij, ka pyetur Fadil Nurën se në cilin qytet gjendet lokali “Exomec Team D.O.O”; në të cilen komuna ka paguar qindra euro.

“Ku gjendet qyky lokali “Ecomex team” qe komuna ka paguar shpenzime për dreka zyrtare, sepse mua me del qe gjindet në Beograd. A është e vërtetë qe edhe atje keni bërë shpenzimi dhe në çfarë cilesie keni qenë” ka pyetur Ejupi.

Nga ana tjetër Nura i replikoi Ejupit lidhur për faturat se është e mundshme të këtë ndodhur një gje e tille, kur zjarrëfikesit kanë shkuar për një donacion. Kurse sa i përket drekave dha darkave ai ka thënë se ato nuk janë luks dhe se gjate vizitave është ligësi mos me ju dhënë bukë zyrtareve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer