Ndonëse dje ishte ditë e dielë, punonjësi teknik Xhevdet Aliu po pastronte hyrjen nga mbetjet prej renovimit që po kryhet në shkollë.
Aliu. derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave është sulmuar nga kryepuntori, Zeqir Haxha. Si pasojë e sulmit, ai ka marrë edhe lëndime trupore.
Kush është kompania e kontraktuar nga Komuna e Vushtrrisë për renovimin e shkollës në fjale
Siç, zbulon portali rajoni.org – kompania e kontraktuar nga komuna e Vushtrrisë është “I & B” Group e cila e cila kishtë lidhur marrveshje në vlerë prej 69 mije e 998 euro.
Kontrata ishtë lidhur me datën 6 qërshor në mes operatorit ekonomik dhe komunës së Vushtrrisë.
Kontrata kishtë të përfshirë renovimin e shkollës “Enver Hadri” dhe SHFMU “Lummadh”.
Punët nuk janë kryer me kohe
Në analizën portalit rajoni.org, të kontratës të këtij projekti shohim se punimët nuk janë kryer me kohe dhe se operatori nuk i është përmbajtur kontratës.
Neni 17.2 dhe 17.1 i kontratës parashihte fillimin e punëve brenda 10 ditësh pas nënshkrimit të saj dhe se të njejtat duhet të përfundonin brenda 70 ditësh, mirëpo siç shihet edhe mbi faktet e ngjarjes se djeshme – punimet nuk kanë përfunduar as pas 131 ditësh, [Shih nenin 17.2 dhe 17.1 të kontratës]
Lidhjet e punëkryesve me PDK-në
Kompania “I & B” Group, sipas ARBK’së është prone e Isa Haxhës.
Kjo kompani kryesisht merrët me renovimet e shkollave dhe e njejta punët i merrë nga dy pushtete, i Bedri Hamzës dhe i Ferit Idrizit.
Ashtu si kompania – edhe pronari i saj ka një afërsi të madhe me këtë subjekt, e kjo vërtetohet përmes disa fotografive.
Rastin për sulmin ndaj kryepunëtorit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një person i dyshuar është intervistu, më pas është liruar në procedurë të rregult. Rasti është iniciuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha ai.