Thursday, October 9, 2025

Skenderaj: Arrestohet një person me armë dhe substancë narkotike në Runik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Runik të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur armë dhe substancë e dyshuar narkotike, shkruan rajoni.org.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 14:05, ku tek i dyshuari mashkull kosovar është zbuluar një pistoletë me një karikator me 8 fishekë, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Sipas raportit të Policisë, armët dhe lënda narkotike janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer