Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm, më 27 gusht 2025, rreth orës 09:15 në Skenderaj, një grua kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.