E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Skenderaj: Banorët e akuzojnë kompaninë “Benita Company” për papërgjegjshmëri

Disa banorë të fshatit “Kllodernicë” kanë kontaktuar redaksin e portalit rajoni.org, për të treguar së janë duke e pësuar nga rruga e prishur nga operatori i cili po qarkullon në atë pjesë.

Ata thonë së dëmtimi i kësaj rrugë nga makinerit e kompanisë Benita po u paraqet vështirësi sidomos shoferëve, pasi veturat që po bien në të – po u shkakton disave telashe e madje edhe prishje të tyre.

Tutje ata thonë së makinerit e kompanisë “Benita”, përveç dëmeve të shkaktuara, ata akuzojnë edhe për vozitje të mbi 100km/h në rrugën që kalon pranë shkollës së këtij fshati.

Pas gjithë këtyre akuzave, portali rajoni.org ka dërguar pyetje tek kompania “Benita” lidhur me dëmet e shkaktuara.

Në një përgjigjje të dhënë për portalin rajoni.org nga kjo kompania thonë së ata nuk janë duke operuar në Kllodernicë, mirëpo si në çdo rrugë në Kosovë e shfrytëzojnë edhe rrugën e Kllodernicës.

“Ne si kompani në rrugët e Kllodernicës si dhe në të gjitha rrugët e teritorit të Republikës së Kosovës i kemi shfrytëzuar dhe i shfrytëzojme si çdo qytetar i Republikës sonë”, thuhet në përgjigjjen e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer