Banorë e Skenderajit po ankohen për punimet që i ka kryer një kompani kontraktuese në rehabilitimin e rrugës të stadiumi “Bajram Aliu”, shkruan portali rajoni.org.
Sipas tyre, kjo kompani po kryen punët pa kurfarë cilësie dhe “shkel e shko”, ndërsa ata fajsojnë Komunën e Skenderajt që po e toleron këtë operator ekonomik, të punojë si të dojë vet.
Qytetarët e këtij lokaliteti, i kanë thënë portalit rajoni, se Kompania punues është e obliguar të vendos kockat sipas standardit të përcaktuar.
Njëri nga banorët ka thënë, se kjo punë më shumë do të sjell probleme sesa të mira, sepse kockat nuk mund të qëndrojë edhe gjatë. Ata poashtu kanë hedhur kritika tek Komuna e Skenderajt, që kanë lejuar këto punime.