Është shumë interesant rasti i këtyre qenve endacakë dhe i këtij plaku, mësuesit Feta, një ish-punonjës i arsimit me një karrierë të gjatë, tani në pension, shkruan portali rajoni.org.
Sa herë që ai del në qytet për të blerë diçka apo për të kryer ndonjë obligim, qentë e qytetit mblidhen për ta përcjellur deri në kthimin e tij në banesë. Kur mësuesi futet në dyqan për të blerë diçka, ata qëndrojnë të qetë dhe e presin para derës
Është e mahnitshme sesi këta qentë, ndonëse të pastrehë, formojnë një lidhje kaq të fortë me këtë plak dhe e përcjellin me devotshmëri. Dashuria e qenve për njerëzit shpesh tejkalon fjalët; ata kanë një intuitë të veçantë dhe një ndjenjë besnikërie të pashpjegueshme që e reflektojnë në këtë sjellje të mrekullueshme, shkruan portali rajoni.org.