E diel, 19 Janar, 2025

Skenderaj: Bizismeni i suksesshëm nga Gjermania bëhet aksionar kryesor në KF Runiku!

Biznesmeni që vjen nga Gjermania, Shahin Dervishaj, sot ka zhvilluar një takim me kryesinë dhe lojtarët e Klubit Futbollistik Runiku.

Në këtë takim bëhet e ditur së është arritur marrëveshja mes palëve, që z.Dervishaj, të jetë aksionari kryesor i klubit për tri vitet e ardhshme.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e klubit të KF Runikut.

Në njoftim thuhet së është zgjedhur edhe kryesia e klubit e përbërë nga Agim Dervishaj (kryetar), Musa Prokshi (drejtor), Daut Kajtazaj (sekretar), si dhe Shaban Kajtazaj (trajner).

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer