Ka filluar të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në Skenderaj, një nga më të frekuentuarat e këtij qyteti, duke u transformuar kështu në një pjesë urbane të modernizuar si pjesë e Bulevardit “Ilaz Kodra”, i cili është zgjeruar me trotuare të gjera, ndriçim të ri publik dhe infrastrukturë përcjellëse të kompletuar, shkruan portali rajoni.org.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura ka inspektuae procesin e asfaltimit të kësaj rruge mjaft të rëndësishme brenda qytetit të Skenderajt./Rajoni.org/