E martë, 7 Janar, 2025

Skenderaj dhe elita intelektuale e paorganizuar – Thirrje për zgjim kulturor

Shumë herë në media është diskutuar për elitën intelektuale të Skenderajt, mirëpo kjo elitë asnjëherë nuk ka pasur një forum apo trup organizativ që do t’i mblidhte rreth vetes. Në këtë drejtim, intelektualët e Drenicës, përfshirë krijuesit letrarë, kanë mbetur pa një adresë të përbashkët.

Shkruan: Rajoni.org

Para luftës, poetët dhe shkrimtarët si Halil Xani, Zymer Bajraktari, Feriz Nura, Ismet Tahiri, Agim Gashi, Xhavit Qitaku dhe të tjerë, me krijimet e tyre, prezantonin në orë letrare nëpër shkollat e Drenicës, duke ngjallur dashurinë për kulturën dhe letërsinë. Mirëpo, ndryshe nga ajo kohë, sot aktivitetet letrare në Skenderaj kanë rënë në hije dhe lënë shumë për të dëshiruar.

Edhe pse Skenderaji ka një numër të madh krijuesish me reputacion të lartë, mungon një shoqatë e shkrimtarëve, për dallim nga qytetet e tjera të Kosovës, si për shembull Podujeva, ku funksionon Shoqata e Shkrimtarëve me degë të saj në atë qytet.

Për shkak të mungesës së organizimit dhe përkrahjes, sot në Skenderaj mbizotëron një “terr” kulturor sa i përket orëve letrare dhe evenimenteve kulturore. Megjithatë, emra si Bali Haxhiu, Ismet Tahiri, Behlul Spahiu, Ferat Shala, Hamida Axhami, Emine Imeri, Behram Geci, Xhevat Dajaku, Nezir Bejta, Rrahman Bejta, Albert Zekaj, Bedri Hoti, Agim Gashi, Azem Deliu, Xhavit Qitaku, Rexhep Jashari, Hajzer Osmani, Albin Mehmeti dhe të tjerë përfaqësojnë një forcë të mjaftueshme për të zgjuar shpirtin e fjetur të krijimtarisë letrare në Skenderaj.

Kjo elitë ka nevojë për përkrahje, duke filluar me një hapësirë për organizim e më pas me financim të aktiviteteve. Vetëm në këtë mënyrë, Skenderaj mund të rikthejë kulturën dhe letërsinë si një vlerë të patjetërsueshme për të ardhmen e saj./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer